Barcelona do ishte shpallur kampione pa gabimet e këtyre dy arbitrave”. Ky është titulli i bujshëm i të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo” e cila gjatë shkrimit të saj vendos theksin te gabimet e shumta të gjyqtarëve në La Liga.
Sipas kësaj gazete Hernandez Hernandez dhe De Burgos Bengoetxea janë dy gjyqtarët që me gabimet e tyre të shumta i kanë dhënë Real Madridit titullin kampion.
Më poshtë kjo gazetë liston gabimet e shumta të dy gjyqtarëve në dëm të Barcelonës i cila është shumë pranë një sezoni të dështuar.
Vendimet e dyshimta të Hernandez Hernandez:
Espanyol-Real Madrid (0-2, java 4): Nuk ndëshkoi Ramos dhe Pepen (-2)
Real Madrid-Sporting (2-1, java 13): nuk ekziston dënimi Lucas Vázquez (-1)
Betis-Barcelona (1-1, java 20) Goli fantazmë, topi gjysmë metra brenda por nuk jepet (-2 pikë)
Vendimet e dyshimta të De Burgos Bengoetxea:
Real Madrid-Celta (2-1, Java 2): Morata gol offside (+2 pikë)
Barcelona-Malaga (0-0, dita 12): Pique shënoi gol të rregullt por u konsiderua ‘offside’ (-2 pikë)
Renditja aktuale:
1. FC Barcelona 87 pikë
2- Real Madrid 87 pikë (1 ndeshje më pak)
Nëse nuk do të ishin bërë gabimet skandaloze të arbitrave atëherë renditja do të ishte kështu:
1. FC Barcelona 91 pikë
2. Real Madrid 81 pikë (1 ndeshje më pak)