Socialdemokratët e Partisë Smer në Sllovaki kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje.
Partia që drejtohet nga ish-kryeministri Robert Fico, kanë marrë shumicën e vendeve në zgjedhjet e parakohshme, duke arritur në 44.79 për qind.
Sipas të dhënave paraprake, e majta ka marrë 84 vende në Parlament nga 150 që ka gjithsej.
Kjo është hera e parë për një parti në Sllovaki, që pas vitit 1993, që merr shumicën absolute të votave.