Ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, ka mbërritur në Hagë ku këtë javë pritet të japë dëshminë e tij para trupit gjykues në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Burimet e IndeksOnline kane konfirmuar se Bashota do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit por edhe të dyshuarit.

Rikujtojmë se Bashota edhe në shtator të vitit 2019 kishte shkuar në Hagë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në atë kohë Bashota kishte thënë se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë – që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë.

“Edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbejë sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmojë kudo që më thërrasin”, kishte deklaruar Bashota para pesë vjetësh./IndeksO

SHPËRNDAJE