Preshevë, 4 shkurt -Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë në prag. Forcat politike shqiptare, kryesisht në 3 komunat shqiptare në jug të Serbisë (Medvegja, Bujanoci dhe Presheva) janë përballë një dileme të madhe, por edhe jetike njëkohësisht për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone: Të marrin pjesë apo të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare?
Kështu, Zoran Stankoviç, presidenti i Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanovacin dhe Medvegjën, për gazeten serbe “Novosti” ka komentuar vendimin e disa partive shqiptare nga këto tre komuna shqiptare ne Jug te Serbisë, te njohur nga shqiptret si Kosova Lindore, për të marrë pjesë në zgjedhje në Serbi, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Njeriu pare i qeverise serbe ne Luginen e Presheves, Stankovic lavderon Shqieperim Arifin dhe Shaip Kamberin per pjesemarrje ne zgjedhjet e Serbie!
Zoran Stankoviç, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanovacin dhe Medvegjën, tha se ishte një vendim i mirë i partive shqiptare që të qëndrojnë së bashku në zgjedhje: Ata panë që ishte e arsyeshme të flisnim në institucione.
Pas dhënies së “OK” të Shqiprim Arifit dhe Shaip Kamberit për të dalur në zgjedhjet e Serbisë, mediat serbe dhe shqiptare i kanë dhënë jehonë të madhe. Derisa mediat serbe kanë lavdëruar këtë vendim të liderëve të Preshevës dhe Bujanocit, ato shqiptare e kanë kritikuar.
Stankovic ne kete interviste per gazeten serbe ka falenderuar Tiranen, vencanti ministrin e Edi Ramës (nje mik i i Baton Haxhiu,t i njohur si bashkëpunëtor i UDB-es se Stanishiqit) qe nxiti dy lideret e Presheves dhe Bujanocit te dalin ne zgjedhjet e Serbisë.
Sipas gezetes serbe, perderisa Kamberi dhe Arifi kane pranuar te dalin ne zgjedhjet serbe, disa udhëheqës politikë shqiptarë nuk heqin dorë nga ëndrra e bashkimit te Lugines se Preshevës me Kosovën. Kesaj pyetje shefi i Trupit Koordinues Zoran Stankovic lidhur me kete eshte pergjigjur se “nuk di cfare t’ju them ketu. Veq une di nje gje se këto tri komuna ishin, janë dhe do të jenë pjesë integrale e Republikës së Serbisë. Kete e deshmon edhe dalja e ketyre liderëve ne zgjdhjet e Serbisë.
Dalja e zgjedhjeve ne Serbi mund te jenë si deshmi se Presheva dhe Bujanoca nuk jane te interesuara per Bashkim me Kosovën! Ketë e tha dite me pare edhe shefi i Trupit Koordinues Zoran Stnakvic se “me OK-en e disa lidereve te Lugines per te dalur ne zgjedhje, nenkupton se Lugina e Presheves po mbetet pjese e Serbise!..” (“Izlazak Albanaca na izbore potvrda da su deo Srbije“)