Bujanoc, 30 janar (AIP) -“Kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë Jugore, Zoran Stankoviç tha sot se autoritet e pushtetit lokla në Preshevë nuk ekanë kërkuar kthimit të e lapidasrit të ashtuquajturave Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ishte hequr më 20 janar…” raportojnë mediat ssrbe, transmeton agjencia elajmeve “Presheva jonë”.
Sipas Tanjug-ut, kryetari i Trupit Koordinues Stankovic, ka pohuar se përfaqësuesit e Preshevës nuk e kanë kërkuar lapidarin dhe sipas tij, dei më tani qenka bërë vetëme një kërkesë e cila vjen nga kyretari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve z.Galip Beqirit për zgjidhjen e çështjes së e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Përkundër se mediat serbe Zoran Stankovic e prezentojnë si kryetar të Trupit kooridnues, me tre emërime të larmishme, herë si “Kryetar i Trupit Kooridnues të Serbisë Jugore”, “Kryetar i Trupit Kooridnues të Luginës së Preshevës” dhe “Kryetar i Trupit Kooridnues të “Rrethit e”Pcinjës”.. duket se ky emërtimi i fundit i pëlqen më shumë Stankovicit i cili edhe vetë ishte deklaruar para 2-3 jave në një emsion special të RTS (ku merrte pjesë edhe Halimi, Kamberi dhe Drencun) se nuk egiston Lugina e Preshevës , por ai rajon i takon “Rrethi i Pcinjës” (“Pcinski Kurg”) ?!