Me rastin e ketij jubileu historik me rastin e 20-vjtetorit të Referendumit për “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën” të vitit 1992 spektri i gjithmbarshëm politik i Luginës së Preshevës përmes kuvendeve të këshilltarëve shqipëtar të Luginës miratuan një sër konkuzash nga senca e sotme duke leshuar një deklatatë politike, përmes së cilës alarmohet komunitetin ndërkombëtar mbi situatën dramatike të të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si viktimë e politikës diskriminuese serbe. Ata i ju kanë drejtuar në disa gjuhë këtyre qendrave botërore të vendosjes: Bruksel, Gjenevë, Uashington dhe misioneve botërore në Beograd, njofton agjencia informative kombëtare “Persheva Jonë”
Kushtrim MALIQI
Preshevë, 1 mars 2012
Sot kah mesdita në Kuvendin Komunal të Preshevës janë tubuar tre kuvendet të keshilltarëve shqiptarë të cilët përmes një seance të jashtëzakonshme përkujtuan 20-vjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit.. Të brengosur me faktin se si pasojë e diskriminimit shtetëror, pozita e shqipëtarve të Luginë së Preshevës, ditë e sa vie po degradohet dhe pa perspektivë për jetë normale, thanë nj¨zërit përfaqësuesit e luginës sot në Preshevë në fjalimet e tyre.
Të shqetësuar për shkak të gjendje alarmante në Luginë, sidomos diskriminimit, të papunësisë së madhe dhe egzodit masiv në vecanti të rinjtë si pasojë e paprspektivës ishte temë kjo e shumë referusve, përfaqësueve të Luginës së Preshevës në seancën e sotme të jashtëzakonshme dedikuar shënimit të 20-vjetorit të Referendimit të 1-2 marsit të vitit 1992 prezentuan qëndrimet e tyre të larmishme për të cilën situatë drastike për të cilën akuzuan jo vetëm regjimin e Beogradit por edhe mungesën dhe vullnetin e disa partive politike shqiptare, përkundër faktit se në Luginë ato nuk janë të pakta.
Me rastin e ketij jubileu historik me rastin e 20-vjtetorit të Referendumit për “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën” të vitit 1992 spektri i gjithmbarshëm politik i Luginës së Preshevës përmes kuvendeve të këshilltarëve shqipëtar të Luginës miratuan një sër konkuzash nga senca e sotme duke leshuar një deklatatë politike, përmes së cilës alarmohet komunitetin ndërkombëtar mbi situatën dramatike të të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si viktimë e politikës diskriminuese serbe.
Letra bashkë me deklaratën në tri gjuhë (shqip, anglisht dhe serbisht) ju janë dërguar Tiranës, Prishtinës, Brukselit, Gjenevës, Uashington dhe misioneve botërore në Beograd, Ja edhe deklarata e plotë:
DEKLARATË POLITIKE
Përmes së cilës KUVENDI:
- Rikonfirmon qëndrimin e shprehur në Platformën Politike të vitit 2006, për respektimin e vullnetit të popullates të shprehur në Referendumin e vitit 1992, dhe përkrahjen e dhënë parimeve përcaktuese të statusit të Kosovës potencon obligimin që, në rast të ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkangjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën;
- Kërkon nga autoritetet në Beograd fillimin e dialogut të mirëfilltë me përfaqësuesit legjitim të shqipëtarve për eliminimin e të gjitha shkaqeve dhe pasojave të diskriminimit politik, ekonomik dhe social;
- Fton institucionet e Bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht Bashkimin Europian, në përdorimin e gjithë mekanizmave ligjorë, politikë dhe diplomatikë të ndikojnë ndaj autoriteteve në Beograd, për braktisjen e metodave diskriminuese ndaj shqipëtarve por, edhe ndërmarrjen e masave të politikës afirmative që duhet të kenë për qëllim vendosjen e standardeve unike rajonale për të drejtat individuale dhe kolektive;
- Konstaton se Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, shtete demokratike të anëtarësuara në strukturat euro-atlantike së bashku me shtetet tjera ballkanike janë garancë e stabilitetit rajonal, prandaj, kërkon nga institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës angazhim maksimal politik e diplomatik për mbrojtjen e interesave të shqipëtarve të Luginës së Preshevës duke sforcuar angazhimin për respektimin e parimit të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me serbët e Veriut të Kosovës;
- Kërkon nga autoritetet kompetente në Kosovë dhe Serbi eliminimin e gjitha pengesave administrativo-financiare në vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve të qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe respektimin e kërkesave dhe nevojave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në proçesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit;
- Në 20 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, Kuvendi, shpreh vendosmërinë për të vazhduar angazhimin tonë, me gjitha mjetet e disponueshme politike, për të zgjidhur statusin e shqipëtarve të Luginës së Preshevës konform me vullnetin politik të shprehur me Referendum.
Preshevë, 1 mars 2012.
Kuvendi i Këshilltarëve shqipëtar