Të paktën pesë persona janë vrarë në të shtënat që kanë ndodhur në një xhami në Quebec City, Kanada.

 

Të shtëna u dëgjuan në “Quebec Islamic Cultural Centre” natën e së dielës, sipas raporteve të medias lokale.

 

Faqja e qendrës në “Facebook” postoi videon e policisë jashtë skenës, me një koment të shkruar se ka “disa të vdekur”.

 

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se deri në tre persona të armatosur kanë qenë të përfshirë.

Para se të gjuante mbi turmën që ishte mbledhur për t’u falur në xhami, sulmuesi ka thirrur “Allahu Akbar” dhe ka gjuajtur drejt tyre. Sulmi ndodhi mbrëmë në xhaminë e  Quebec City, Islamic Cultural Center në Kanadë.

 

Kështu kanë thënë dëshmitarët që ishin aty në momentin kur tre persona kanë gjuajtur duke lënë të vdekur të paktën 6 persona dhe duke plagosur 8 të tjerë.

 

Raportohet se njëri nga viktimat e këtij sulmi është Abdelkrim Hassen, baba i tre fëmijëve dhe punonjës i qeverisë Kanadeze.

 

6 të vdekur dhe 8 të plagosur nga sulmi terrorist në xhami, arrestohen dy të dyshuar

 

Gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën të dielën në mbrëmje, kur dy të armatosur hapën zjarr pas lutjeve në një xhami në Quebec City, në Kanadë. Tetë të tjerë mbetën të plagosur dhe po trajtohen në spital

 

 

SHPËRNDAJE