Preshevë, 24 mars -Sot rreth 10.30 në qendër të qytetit të Preshevës është sulmuar fizikisht drejtori i Shtepisë së Shëndetit Driton Salihu (i njohur ne Luginë si sekser i kryetarit te Presheves Shqiperim Arifit) nga persona te njohur tashme nga policia.
Nuk eshte kjo hera e pare qe lidere apo anetare te partive politike shqiptare disa fitues e disa humbes kacafyten mes veti.
Por rasti i fundit i sulmit fizik ndaj drejtorit te Shtëpise se Shëndetit ne Preshevë Driton Salihut vjen pak dite kur ne portalin e tij (preshevakom) eshte publikuar shkrimi lidhur me ish-kryetaren e Presheves Ardita Sinani e cila ishte incizuar ne kamera (VIDEO)
Lidhur me kete edhe PVD e cila udhehiqet nga znj.Sinani konsideron se “publikimi i fotografisë së Sinanit shkelje flagrante e të drejtave të privatësisë, iniciohet kallëzim penal”. Ndryshe mediat shqiptare ne Kosovë e Shqiperi kane shkruar nje ser shkrimesh me tituj si: Ngjarje e turpshme në Preshevë: Drejtori shikon nga kamerat e sigurisë nënat që kërkojnë ndihmë.