LOZANË, 24 Janar /ATSH – Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka hedhur poshtë ankesën e Shoqatës Serbe të Futbollit (FAS) kundër Bashkimit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA), njofton ATSH dhe agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka konsideruar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit të UEFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Federate Serbe Futbollit provoi përmes CAS, anulimin e Rezolutës së miratuar në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest më 3 maj, 2016, gjatë të cilit Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është pranuar si shoqatë e 55-anëtare të UEFA-s. /gj.m/f.n/

SHPËRNDAJE