Surpriza, skuadra nga Franca kërkon Lorik Canën si ... futbollistKa ende skuadra që e duan Lorik Canën në radhët e tyre, si futbollist

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana pak muaj më parë nisi kursin B të trajnerit, teksa në një të ardhme mund ta shohim në krye të ndonjë skuadre.

Edhe pse ka vendosur të pushojë e të jetë si futbollist i lirë, tashmë ka ardhur oferta e parë për të.

Bëhet fjalë për skuadrën e Ligës së dytë të Francës, Red Star FC, por sipas Sport Express, Cana tashmë e ka refuzuar këtë ofertë.

SHPËRNDAJE