Gazetari dhe opinionisti Valon Syla, ka pasur një debat me Sadri Ramabajën, që i doli në mbrojtje ambasadorit kosovar në Kroaci Martin Berisha, pas skandalit të madh për shpëlarje parash, ku dyshohet se ishte i përfshirë edhe vetë ai, shkruan Gazeta Metro.

Ramabaja që mbrojti Berishën duke thënë se e njeh personalisht, dhe e di se nuk do përfshihej në gjëra të tilla.

Syla reagoi derisa tha se nuk dihet se ku i ka çuar ato para, kur bëhet fjalë për hiç më pak se 600 mijë euro.

‘’ Pse jeni kundër hetimit, qëndro vertikalisht miku im Berisha, çka ka bërë ky që me qëndru vertikalisht. A ta ka botu librin në Slloveni a?’’, iu drejtua Syla Ramabajës, derisa ai tha se këto gjëra nuk kanë nevojë të përmenden.

Tutje Syla, tha se nuk po akuzojnë askënd por po pyesin se ku kanë mbetur ato 600 mijë euro.

‘’ Pse iu kanë dashur 600 mijë euro, dhe pse GEN ia ka transferuar në llogari ato para. Çka ka bërë ai me ato para, a ia ka financuar fushatën Kurtit apo çka ne nuk e dimë. Pse diplomati kosovar me qenë i përfshirë në këtë aferë, nuk po akuzojmë po pyesim. Pse s’po pezullohet, pse s’po tërhiqet, pse del presidentja me mbrojt’’, pyeti Syla.

Derisa Ramabaja vazhdoi të dilte në mbrojtje të Berishës duke thënë se ‘’këto janë shpifje publike.’’

SHPËRNDAJE