Shqipëria do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, në udhëtim te Polonia.
Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë pasi qëllimi është të mos mposhten në PGE Narodowy stadium në Varashavë.
Kjo ndeshje është debutim edhe për trajnerin Sylvinho në krye të Kombëtares shqiptare.
Braziliani pritet të luaj me formacionin 4-3-3, ku porta do t’i besohet Thomas Strakoshës i cili ka fituar balotazhin me Etrit Berishën.
Mbrojtja do të përbëhet nga Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Enea Mihaj dhe Elseid Hysaj.
Mesfusha është me tre futbollistë ku do të jetë në qendër lideri Amir Abrashi me Ylber Ramadanin dhe Qazim Laçin.
E në repartin ofensivë do të jetë sulmuesi më në formë Myrto Uzuni dhe Jasir Asani në krah të Sokol Cikalleshit.