30 Dhjetor, Portali “Presheva Jonë” vazhdon traditën e përzgjedhjes së Personazhit të Vitit në Fushën e Sportit, duke nderuar ata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe promovimin e sportit shqiptar përgjatë vitit që po lëmë pas.
Kandidatët për këtë titull të veçantë janë:
⚽ Agim Ademi – President i Federatës së Futbollit të Kosovës
🏅 Ismet Krasniqi – Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës
🎨 Hajrullah Çeku – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Kosovës
Këto figura kanë pozita nga ku duhet ndikuar pozitivisht e duke punuar me zellë, duke ndikuar në zhvillimin dhe forcimin e sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
🗳️ Na ndihmoni të zgjedhim fituesin!
Ju ftojmë të votoni për personazhin që mendoni se ka spikatur më shumë gjatë vitit 2024. Përzgjedhja juaj ndihmon në njohjen e atyre që kanë sjellë ndryshim dhe inspirim për komunitetin sportiv shqiptar.
👉 Klikoni këtu për të votuar deri në ora 23:30 sonte:
Faleminderit që jeni pjesë e kësaj tradite të veçantë!