“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish–shefi i shërbimit francez (DGSE) Pierre Siramy (ne foto lart) në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit..” kane raportuar portalet kosovare dite me pare si Gazeta Express dhe Telegraf i Prishtinës.
Preshevë, 20 mars -Izolimi i liderit Ramush Haradinajt ne Francë nga shume eksperte vendor dhe ndekrombëtar jo qe eshte bërë bajat, por edhe i pakuptime sidomos kur kemi parasysh faktin se ai doli i paster dy hrë nga Gjykakata nderkombëatre e OKB-së (ICTY) anetare e se ciles eshte edhe Franca. Zhagitja e qendirmit te Haradinajt ne Francë nga shume eksperte boteror po kuptohet si në lojë politike mes Frances dhe Serbisë. ? Ndryshe nga kabineti i kryetarit të AAK-së eshte mesuar se deri tash ne Francë, Ramush Haradinaj ka pasur më shume se 100 vizita apo eshte vizituar nga mëse 300 politikaj, diplomat, intelektualë e veprimtarë te shquar nga Kosove e Shqiperia por edhe nga Amerika dhe diaspora shqiptare.
Por tash shtrohet pyetja se takimet Haradinajt a po përcillen nga agjentët francez?
“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish–shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit..” kane raportuar portalet kosovare dite me pare si Gazeta Express dhe Telegraf i Prishtinës.
Inteprol me qender te Lion te francës ka dellaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se Haradinaj nuk eshte arrestuar nga ne. Kurse zyrtaret nga Haga (ajo ICTY dhe e speciales) thone se “ne e kemi kryer punën me Haradinajn, nuk e dimë se çfarë fshihet pas arrestimit të tij..” PO ashtu edhe ish-kryeprokuroja e ICTY-së zviceranja Carla del Ponte eshte shprehur e habitur pse eshtë arrestuar dhe pse mbahet ende ne Francë Ramush Haradinaj?!
Derisa zyrtarët e Interpolit, në Lion kanë pohuar se nuk kanë e kërkuar arrestimin e Haradinajt apo nëse dy gjykatat ndërkombëtare në Hagë e mohojnë një gjë të tillë, atëherë pak a shumë mund të dihet se prej nga e ka këtë “bakshish” Haradinaj i cili u arrestua menjëherë pas ftesës se presidentit amerikan Trump për të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale, pas refuzimit te demarkacionit dhe pas deklaratave të kabinetit të tij pro-ushtrisë së Kosovës.