Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka parashikuar atë se çfarë do të ndodhë sipas tij, në takimin e së hënës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell Gazeta Express.
Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë temë diskutimi në këtë takim, pasi tha se për të do të flasë ai.
“Dhe për sa i përket atij (Kurtit), ne e dimë se ai kurrë nuk do ta kishte formuar atë. Ai do të bëjë maksimumin dhe do të shkojë me variantin – ‘po, po, pranoj gjithçka, por fillimisht Serbia na njeh dhe pastaj do ta formojmë Asociacionin’”, tha Vuçiq për TV Pink.
Ai tha se është i sigurit se “kjo do të jetë taktika e Kurtit” dhe se nuk habitet.