Çifti zviceran është rrëmbyer një muaj më parë, ndërsa ndodhej në pushim në provincën e Baluçistanit.
Bernë, 29 korrik / AIK-Presheva Jonë
Talibanët pakistanezë po mbajnë peng dy turistë zviceranë. Nënkryetari i grupit militant, Vali ur-Rehman, tha se pengjet do të lirohen vetëm nëse Shtetet e Bashkuara lirojnë një shkencëtare pakistaneze, të cilën e akuzojnë për tentim vrasje të zyrtarëve amerikanë të sigurisë në Afganistan.
Çifti zviceran është rrëmbyer një muaj më parë, ndërsa ndodhej në pushim në provincën e Baluçistanit.
Në një tjetër incident, policia tha se persona të armatosur kanë vrarë shtatë udhëtarë dhe kanë plagosur 12 të tjerë në terminalin e autobusëve në Kueta.