Në këto ditë të jashtëzakonshme që po kalojmë prej koronavirusit, me sa duket, janë përmbysur rolet. Njerëzit po rrinë të mbyllur në shtëpi, ndërsa rrugët dhe qarqet po mbushen me kafshë.

Disa pamje interesante të deleve janë publikuar teksa po shfrytëzonin parkun e lojërave në Uells.
Një tufë prej tyre u vunë re duke shtyrë njëra-tjetrën në një rrethrrotullim në sheshin e lojërave të fëmijëve në parkun Raglan Farm në Monmoutshire.

Sipas mediave të huaja, kafshët zakonisht mbahen larg zonës së lojërave të parkut, mirëpo, u është lejuar të bredhin pasi familjet janë izoluar në shtëpi si pasojë e coronavirusit.

SHPËRNDAJE