Celulari Facebook mund të jetë teknologjia më e fundit e lançuar pas Google Drive nga bota e çudirave ne realitet. Sipas një raporti online, kompania Tajvaneze HTC është duke punuar me Facebook për të nxjerë në treg nje celular me sistem operativ Android, i cili do të ketë të integruar të gjitha funksionet të rrjetit social. Sipas DigiTimes aparati celular do të dalë në treg ne fund të veres.
Pavarësisht të gjithë zërave negativë, HTC dhe Facebook kanë shumë arsye të punojnë bashke, thotë DigiTimes. HTC ka nevojë për nje aparat smartophone eksluziv pas Nexus S dhe Galaxy Nexus. Nga ana tjetër vetë rrjeti social kërkon menyra te reja perfitimi pas “daljes” publike që do të bëjë këtë vit. Sado të besueshme të jenë këto arsye, ka dyshime, pasi drejtuesit e rrjetit social do kenë mjaft probleme me aksionerët. Gjithsesi deri tani ka qenë në gjendje të integrojë cdo plug-in apo extension ne çdo faqe webi, me siguri do gjejë një zgjidhje dhe për këtë.
Drejtori i përgjithsëm i Facebook, Mark Zuckerberg kundershton zërat se smarthphone i ri do krijohet të konkurrojë iphone-in, deklaratë e dhënë në fund të 2010.
Facebook ka bërë një punë të mirë duke krijuar aplikacione të reja për smartphone si Android apo iOS, por nëqoftëse kompania do të fokusohej ne aparatet celularë të vetë, atëhere do krijonte konkurrencë midis gjigantëve te celularëve.
Për sa i përket HTC, pas sukseseve që pati me aparatet Salsa and Chacha, të cilët në fund të fundit kishin dhe butona facebook, sa mund të integrohen akoma me shumë me rrjetin social? Nëqoftëse i ashtëquajtur Facebook One nuk do dalë në shitje, nuk parashikohet një smartphone i ri nga ana e HTC.