Sportisti serb, David Savic, sot u bë lojtari i dytë të cilit ndonjëherë i është ndaluar përjetësisht të garojë në tenis për shkak të tentimit për të kurdisur lojën.
Njësiti për Integritet i Tenisit njoftoi, përmes një deklarate për shtyp, që 26 vjeçari Savic të jetë dënuar gjithashtu me 100 mijë dollarë për shkeljen e rregullave anti-korrupsion të sportit ndërkombëtar.
Në maj, austriaku Daniel Këlerer, ishte i pari i cili u dëbua përjetësisht nga tenisi për shkak të kurdisjes së lojës.