Bashkimi Europian ka reaguar pas tërmetit shkatërrues me shkallë 7.8 rihter që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, duke lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur.
Në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, shkruan se unioni është i gatshëm të ofrojë ndihmë për vendet që u goditën nga tërmeti.
“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm, duke marrë jetën e qindra njerëzve dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë”, shkruan Borrell.
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore mëngjesin e sotëm. Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën.