Atëherë po qe teatrohet me këto lojëra ,( t’i rikthen Shqipërisë territoret e veta, lugina e Preshevës, gjysma e Maqedonisë, pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptarë dhe bashkimi i Kosovës me shtetin amë kuptohet me Shqipërinë).
Meqë shpesh herë po përmendet statusi special për veriun e Mitrovicës dhe se ndarja e Kosovës është si shprehje e shpeshtë nga qarqe serbe , evropiane por edhe nga ndonjë qyqar politik shqiptar qe sa janë iritues po aq banal në propozimet e tyre!Një gjë e tillë u theksua edhe nga Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ne takimin Munihut ne Gjermani. Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen.
Dihet se kjo ide nuk sjell as një zgjedhje, pos rritjen e tensionit në rajona!
Njohësit e mirë të taktikeve të marketingut politik, për Kosovën e dinë se, sado që fillimisht një ide e parashtruar publike, nga ndonjë autoritet i lartë politik ndërkombëtar është me qellim të mirë në ndërmjetësimin e hendekut politik për Kosovën,por kur përmendet ndarja nënkuptohet se ai njeri, cili do qoftë, është i një anshëm dhe duke gjuajt kashtë në zjarr!Dihet se kjo ide nuk sjell as një zgjedhje, pos rritjen e tensionit në rajonal. Provokimet e këtij diplomati , këto ditë për ndarjen e Kosovës është, po aq i pa tolerueshëm sa qe vërtet , klasën politike në Kosovë e ka gjetë të pa përgatitur për reagime diplomatike ndërkombëtare . Pse e themi kështu ?Sepse dukej nga pala jonë një vobektësi naive , tolerance dhe një heshtje graduale sikur nuk ka ndodhur as gjë ! Me rastin e këtyre provokimeve, përse mos të reagohet nga zyrtarët tanë ,në ato shtete nga vijnë ata zëra, fundi i fundit edhe ndonjë reagim zyrtar , note proteste apo diç tjetër. Zërat të ngjashëm ka qe si zgjedhje adekuate gjejnë ndarjen e Kosovës si ky tipi, edhe nga të tjerë duke u prononcuar ,pos ndarjes, edhe shkëmbimin e territoreve,( Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës Serbisë)!. Nga njeriu i ndërgjegjësohem , i vetëdijesohem , largpamës , me vizione të spektrit politik duhet ta gjykojnë dhe mos të pranohet një marketing politik i tillë, kur dihet se ato territore janë shqiptaro -kosovare , po aq sa janë territore tonat edhe pjesa veriore e Kosovë qe pretendohet ti përfitojë Serbia.
Sot në këtë temë “të ndarjes”, po spekulohet ndërsjellëtas me një pseudo-politikë, Serbi- qarqe evropiane dhe politika e “verbër” kosovare!
A thau politika serbe po i nxit disa politikaj ndërkombëtar të provokojnë dhe të bëjnë pazarllëqe, me tokën dhe territorin e Kosovës ,sikur të ishte pasuri e trashëguar nga baballarët e tyre…!? Orkestrimi muzikal pro politikes serbe është imponim artificial dhe duhet të demaskohet, nga vet ne shqiptaret dhe agjenda politike . Por sot në këtë temë “të ndarjes”, po spekulohet ndërsjellëtas me një pseudo-politikë, Serbi- qarqe evropiane dhe politika e “verbër” kosovare .Pas këtyre preferencave aktuale, po priten edhe bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ,qe shpeshherë theksohen edhe nga media vendore Beograd – Prishtinë duke e minimizuar vlerën e pavarësisë së Kosovës ,pra nuk thuhet të “Kosovës dhe Serbisë”. Theksohet në shprehje mediatike të arrihet e ndonjë marrëveshjeje ne mes “Prishtinë dhe Beogradin” citojmë ( këto janë qytete, e jo shteteve sovrane), marrëveshje për të vënë në “temë” mundësinë e ndarjes së veriut të Kosovës, i cili territor, sipas tyre, nuk do të jetë më Kosovë (veriore), por do t’i bashkëngjitet territorit të Serbisë dhe si i tillë do të quhej brenda Serbisë – Serbi, e jo Kosovë as veriore as jugore por e ndare nga Kosova?. Pra krejt kjo është një opsion i Serbisë, e jo i Kosovës dhe as – i asnjë shqiptari në Ballkan prandaj edhe politika aktuale e Kosovës duhet ta përqendroj diplomacinë e vet në baraspeshë në spektrin kombëtar, me qellim qe të ruhet sovraniteti i Kosovës, nga politika agresive serbe , me një pretekst për Serbinë e madhe. Kjo “tezë” të iniciuar nga Serbia nëse klasa politike e Kosovës , dinë dhe ka vullnet të mirë pa e cenuar veten, as në fushën politike si personalitete ,ata mund ta godasin Serbinë, me fakte paraprake duke e kushtëzuar Serbinë dhe faktorin ndërkombëtare me(denoncim ndërkombëtar) ndaj Serbisë, për “gjenocidin e mbi 6oo fshatrave e qyteteve nga Toplica” e jonë , qe me dhunë dhe terror u dogjën u vranë masivisht. U përzunë dhe u dëbuan me dhunë për Kosovën e tanishme , për “Turqi” e gjetiu .Tu kujtojmë politikanëve tanë se nëse bisedohet, duhet të bisedohet për të zhdukurit ,për masakrat , për dëmet materiale dhe për (dokumentacionet mbi tapitë e veta qe pati popullata e asaj ane) , qe sot janë, të tërat në arkivat e Turqisë. Të bisedohet për gjenocidin dhe dëmshpërblimin nga Serbia qe i bëri Serbia ,Kosovës në luftën e fundit me mijëra të pa gjetur , me mijëra të vrarë e të masakruar ! Tu kujtojmë se “dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, para 13 vitesh ishte një skenar dhe një projekt i ngjashëm me qëllimet dhe projektet e sotshme”. Tu kujtojmë, se ishte politika shfarërosëse e njëjta , sikurse me atë të “Toplicës ” qe e bëri politika serbe kundër shqiptareve, por duke ju falënderuar aleancës shqiptaro -amerikane i shpëtuam atij projekti të “akademisë serbe” dhe ati skenari të tmerrshëm kundër popullit shqiptar të Kosovës !Tu kujtojmë politikajve tanë se politika duhet te zhvillohet ne fusha te barabarta në përmirësimin e marrëdhënieve reciproke ekonomike,politike, kulturore dhe ne shume dimensione paralele si dy shtete të barabarta . Pas çdo bisede me Serbinë,Kosova del më e rrezikuar,ma e nëpërkëmbur, ma e zbehtë…!? Kemi shembullin e Edita Tahirit me Stefanoviqin nga Brukseli…! Në biseda, pala kosovare është inferiore dhe shumë dobët karshi ekipit serb,prandaj është mirë që mos të bisedohet deri sa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës,e pastaj bisedat mund të vazhdojnë deri në pakufi,pasi nuk rrezikohet as pavarësia as sovraniteti as integriteti i Republikës së Kosovës. Mos të mashtrohemi ne bisedimet qe planifikohen nga Serbia mes Tadiqit dhe kryeministrit Thaqi sepse Tadiqi nuk dallon nga kryekasapi Millosheviq,qëllimet sa i përket Kosovës i kanë të njëjta,veç mënyrën dhe taktiken e realizimit e kanë tjetër !
T’i rikthen Shqipërisë territoret e veta, lugina e Preshevës, gjysma e Maqedonisë, pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptare !
Më duhet t’ua përkujtoj analistëve që marrin rolin e funksionarëve zyrtarë politik për këto bisedime qe të jenë syçelë , po qe të hapen dhe diskutohet kjo temë e (ndarjes se Kosovës) atëherë këtu duhet të prishen kufijtë e Ballkanit në tërësi . Këtu duhet të futet në bisedime edhe “Shqiperia në bashkimin e territorit”, qe padrejtësisht ju aneksuan, po nga baballarët e këtyre politikajve në Ballkan e në Evropën e sotshme . Atëherë po qe teatrohet me këto lojëra ,( t’i rikthen Shqipërisë territoret e veta, lugina e Preshevës, gjysma e Maqedonisë, pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptarë dhe bashkimi i Kosovës me shtetin amë kuptohet me Shqipërinë). Ky do të jetë një “kompromis qe duhet politika kosovaro-shqiptare ta ndjek pran faktorit ndërkombëtar” , atij serb dhe pran faktorëve në Ballkan. Asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse “kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë” nga “kuislingë dhe bashibozuk”, prandaj mos të ndodh edhe kësaj here një rast i ngjashëm…!? Politikanë kosovar, mos u trembeni , ngrehëne kokën lart me krenari dhe mbrone interesin e kombit, se historia nuk përsëritet dhe përpiquni t’i ktheni vendit identitetin,dhe sovranitetin e merituar qe me gjak ,mund dhe djersë e meriton ky popull ,një “liri të plotë”.