Në vazhdim të vizitës zyrtare në Nju Jork, kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë takuar Presidentin e Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo.
Kryeministri Thaçi njoftoi Presidentin Mbasogo me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.
Sipas kryeministrit Thaçi, “Kosova tashmë është shtet i konsoliduar, demokratik që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare, si dhe konsiderohet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Kryeministri Thaçi si dhe Zëvendëskryeministri Pacolli i këkuan Presidentit Mbasogo njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Guinea Ekuatoriale, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.