PRISHTINË, 16 Mars/ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.
Lajmin e bëri të ditur Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.
Në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, takimi do të mbahet më 23 mars, në kuadër të dialogut të lehtësuar, ku do të vlerësohet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese