Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare u themelua dje në kryeqendrën e Repruiblikës së Kosovës – në Prishtinë nga 39 ndërmarrje, nëw të cilin evenment ekonomik prezentuan shumë ekspertë financiar vendor dhe ndërkombëtar, kyresisht gjermanë,njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Iniciativa për themelimin e kësaj Ode, doli nga ndërmarrjet kosovare dhe u përkrah nga Ambasada
Gjermane në Prishtinë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse në pajtim me ligjet e Kosovës. Oda, në çështjet ekonomike, do të jetë një partner i rëndësishëm kontaktues i Unionit të Odave Gjermane Tregtare dhe Industriale (DIHK) në Berlin dhe i strukturave të tij në Ballkanin Perëndimor.
President i parë i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare u zgjodh zoti Remzi Ejupi nga firma Eurokoha.
Anëtarët tjerë të Bordit janë:
– Josef Obermaier (SAG), Zëvendëspresident
– Arta Rexhepi-Krypa (Procredit Bank), Përgjegjëse e Thesarit
– Fadil Berjani (Dilloni Benz), Anëtar i Bordit
– Valon Berisha (Siemens), Anëtar i Bordit
– Bekim Xhafa (CEO), Anëtar i Bordit
– Sylejman Berisha (Knauf Insulation), Anëtar i Bordit
Më 18 prill 2012 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, para mysafirëve të ftuar dhe përfaqësuesve të
medieve u bë publik themelimi i Odës.
Në këtë organizim morën pjesë Ambasadori Gjerman, zoti Dr.Ernst Reichel dhe Ministri për Zhvillim Ekonomik i Republikës së Kosovës, zoti Besim Beqaj.
Ambasadori Reichel përshëndeti themelimin: “Këto janë lajme shumë të mira. Oda Ekonomike
Gjermano-Kosovare do të kontribuojë në masë të madhe që potencialin për tregtinë dypalëshe dhe për
investimet t’i shfrytëzojmë edhe më mirë.”
Foto nga inaugurimi zyrtare i Odes Ekonokime Gjermano Kosovare