Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjecare, në orët e para të mëngjesit të sotëm kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi.
Milloshi ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, pasi vuante nga sëmundja e Fibrozës Polmonare.
Së fundi në zgjedhjet e 8 majit 2011, Hysni Milloshi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës përballë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe mori 1400 vota.
JETA DHE VEPRIMTARIA
Milloshi ka lindur në Berat në 8 nëntor 1941. ishte themeluesi dhe sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë.
Gjatë regjimit komunist, Milloshi ishte anëtar i Partisë së Punës. Shkrimtari disi i panjohur për kohën themeloi më 12 shkurt 1991, në Berat Bashkimin e Aktivistëve Vullnetarë “Enver Hoxha”, një organizatë besnike ndaj parimeve komuniste.