![](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2017/01/ucpmbmmbb11.png)
Tomislav Nikoliç e njeh mirë edhe Luginën e Preshevës sepse siç tha ai ka ngrënë bukë të shqiptarëve plotë 12 muaj, meqë ka kryer shërbimin ushtarak në këto rajone.
Nikoliç: Presheva do t’i bashkohet Kosovës, Vojvodina do të bëhet e pavarur
“Nuk mund të flasësh keq apo të akuzosh një popull pa e njohur mirë, pa ja ngrënë bukën. Unë kam ngrënë bukë të shqiptarëve plot 12 muaj dhe jam mahnitur me traditën kulturën, sidomos bujarinë dhe mikpritjen e tyre ndaj të huajve që rrallë mund ta gjesh jo vetëm tek popujt në Ballkan, por as në botë…Unë di çdo gropë të rrugëve të Preshevës e di edhe sot”.
“Unë nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë autonomi apo bashkim me Kosovën?! . aq më tepër kur ata posedojnë verdiktin popullit shumicë në referendumin gjithpopullor më 1-2 Mars 1992 ku është shprehur vullneti i popullit shqiptar për vetëvendosje, autonomi me të drejtë ribashkimi me Kosovën, e drejtë kjo legjitime edhe nga karta e OKB-së dhe konventa ndërkombëtare që iu mundësojnë të drejtën e vetëvendosjes për popujt autoktonë”
“Cdo pellëmbe e njoh qytetin e Preshevës, me kujtohei si sot ajo rruge me kalldërme nga gjimnazi Skenderebu deri lart te xhamia e qytetit. Une gati nje vit kam hangër bukë Presheve, Ne rast lufte e kam veshtirë t’ja kthejë pushken shqiptarëve. Nëse nesër luftoje në Preshevë. shqiptaret do te fitojnë, se ata janë në tokën e tyre” ka thëne për “Presheva jonë” kolegu Tomislav Nikolic.
Nikoliç, është një gazetar shumëvjeçar në selinë e Këshillit Evropian. në Stasburg i cili raporton per mediat vojvodase (Radio Televizija SANTOS -Zrenjanin) qe plot 12 vjet
![Image](http://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2016/November/29/auto_nikloiccc1480434833.jpg)
Duke folur për “Presheva Jonë” ai thotë: “Unë quhem Tomislav Nikoliç, e fatmirësisht që nuk jam si ai. Jam nga Zrenjanini i Vojvodinës. Thashë nuk jam si sepse me presidentin e Serbisë nuk na lidhë asgjë, përveç emri dhe mbiemrit. E thashë fatmirësisht nuk jam si ai, si një qeveri që i prinë, sepse unë nuk i kam duart e lyera me gjak. Unë jam thjesht një gazetar që nga këtu, nga Këshilli Evropian raportoj, informoj populin tim në Vojovdinë.. ”