Preshevë, 30 korrik -Sivjet, gjate ketij sezoni veror në Luginne e Preshevës jane bërë mbi 300 dasme apo 150 qifte, me 150 nuse dhe 150 dhondurë secili me i mirë se tjetri, tjetra..gjysma e tyre jane nga Kosova, dhashte Zoti pas nente muajsh Lugina te shtohet edhe per 150 quna e qupëza, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Flamuri kuqezi në Luginë edhe pse i ndaluar nga shteti nuk mungon asnjëherë në familjet shqiptare në Luginë. Tradita e do që dasmorët edhe sot në çdo dasmë, sado moderne, të mos nisen kurrë për të marrë nusen pa personin që mban flamurin. Dhe ky person, i njohur ndryshe si bajraktari, zgjidhet mbi disa karakteristika: i fortë dhe i ri, raperton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”
Në Luginë ekziston një shprehje: “Dasmë pa flamur nuk bëhet”, e cila mjafton për të vërtetuar faktin se flamujt në shtëpitë e shqiptarëve nuk ngrihen vetëm për festa, por sa herë që i zoti i shtëpisë ka gëzim.
Presheva nuk merr nuse për merak pa bajrak! Perhajr ju kofte o burra nusja nga Kosova. Keshtu Presheva e ka adet, s’merr nuse pa flamur, mdryshe s’ka lezet!
Pra, dikush që simbolikisht është i aftë ta mbrojë flamurin. Bajraktari ka rëndësinë e vetë, sikurse i zoti i dasmës. Bajraktari gjithmonë ka prirë. Do të thotë se e ka pasur flamurin dhe është munduar si në beteja e si në dasma të jetë një njeri që nuk dorëzohet, që nuk e lëshon flamurin dhe që është konsistent e rezistent ndaj çfarëdo sfide që mund të përballet.
Shpesh dëgjojmë edhe histori që edhe gjatë trazirave para shumë viteve, tradita nuk është ndërprerë. Edhe në kohën e shtypjes më të egër, flamuri është mbajtur fshehurazi, por ka ndodhur që bajraktari i një dasme jo pak herë të jetë keqtrajtuar nga forcat serbe.
Në kohën kur dasmorët qëndrojnë në shtëpinë e nuses, zhvillohen edhe lojëra të ndryshme popullore si lloj provokimi për bajraktarin që ta dorëzojë flamurin.
Oh sa mire me ba dasem n’Presheve me bjark kuqezi. Vertete mergimtaret, diaspora shqiptare jo vetem se po na sjellin bereqetin nga Zvicra e Gjermania, Belgjik..apor edhe po na e sjlelin atmosferen , ta veres po na e bjene Luginene Preshevës per dy muaj Shipni te mbuluar me flamuj kuqezi, thone qyetaret e Presheves per agjencin e lajmeve “Presheva jone”
T’mos harrojmë në këto dasma po prezentoijne dhe do te prezentojne yje të njohura të estradës sonë si Rovena Stafa, Shyhrete Behluli, Remzije Osmani, Ajshe Zuka, Nysret Muqiqi e Merita Bunjaku, Nora Istrefi, Genta Ismajli etj…