Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në rrugën “Lordi Bajron” në Prishtinë, meqenëse i njëjti kishte sulmuar fizikisht me sëpatë një burrë tjetër.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit.
“Rr. Lordi Bajron, Prishtinë 04.03.2022-19:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të fortë (sëpatë) viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit. I dyshuari në mbikëqyrje policore është dërguar në tretman psikiatrik”, thuhet në raport.