helloo111Sikur per diplomat ashtu edhe per kodin e telefonise keto 5-6 vitet e fundit qe u hargjua bileta e silla, dreka, hotele te ma te para Bruksel via prsithjina.. eshte thene se paku 5 here se “po njihen diplomat” apo “Kosova po bëhet me kod te telefonisë” sikur edhe rfereni tjeter qe nga viti 2010 se  “sivjet behet liberalzimi i vizave”, “Kosova anetare ne UNSCO”  apo “Serbia po e njef Kosovën” por asnjëra e as tjetra deri tash nuk u bene…Kete,  pas “Presheva jonë” sot po e thote edhe “USA Today”, ku gazeta amerikane  e qet ne rrenë Prishtinën me shkrimin se “Kosova, ky  shtet i pavarur pa kod telefonik” ?! (“Hello, operator, Kosovo wants its own calling code“)

 

USA Today: Idetitfiki i nje shteti nuk eshte vetem flamuri dhe hymni, por edhe kodi qe Kosova ende sot nuk e ka ?! 

usaaaSimboli domethënës për qytetarët e Kosovës, njëkohesisht çështja “delikate” politike dhe ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka qenë temë për të cilën shkruan gezata amerikane USA Today.

 

Si shteti më i ri në Evropë, Kosova ka shumicën e simboleve të saj, siç janë flamuri dhe himnin. Megjithatë, ajo çka ende i mungon këtij shteti është kodi telefonik, që mund të knsiderohet një sulm politik/ekonomik, i cili zemëron qytetarët e këtij shteti të vogël me 1.8 milion banorë.

Qytetarët të cilët dëshirojnë të bëjnë thirrje telefonike në Kosovë, duhet të perdorin kodin telefonik të Monakos (377) ose të Sllovenisë (386).

Përdorimi i këtyre dy kodeve ndërkombëtare nga viti 2000-2016 i ka kushtuar Kosovës 248 milion dollarë, shkruan USA Today.

Ndërsa thirrjet ndërkombëtare realizohen përmes kodit kombëtar të Serbisë (381) – mbetje e kohës kur Kosova ishte provincë në Serbi, njëkohesisht subjekt i vrasjeve masive dhe dëbimit nga serbet.

Sipas qeverisë së Kosovës, me perdorimin e këtyre kodeve ndërkombëtare personat që kanë bërë thirrje nga Kosova kanë paguar rreth 248 milion dollarë nga viti 2000 deri më 2016.

“Është e padrejtë” ka thënë 20 vjeçarja, studente e psikologjise ne Universitetin e Prishtines, Fjollë Shaqiri. “Ne jemi te pavarur. Jemi pjese e komunitetit nderkombetarë. Ne jemi ne Evropë”.

Shteti i fundit qe ka marre kodin telefonik ka qene Sudani Veriour ne 2011, i cili është shpallur shteti më i ri në botë tre vite pas Kosovës. Në total 193 shtete kanë kodin e tyre telefonik.

Kosova ka deklaruar pavaresinë nga Serbia ne vitin 2008, pas një lufte brutale përgjatë 1999 -ës.

Kodi (383) iu caktua shtetit te ri ballkanik me 1981- perderisa ishte pjesë e ish Jugosllavisë – nga Unioni Nderkombetare per Telekomunikacion, agjencion ky i Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, Serbia ende nuk e njeh pavaresinë e Kosovës dhe deri me tani ka bllokuar përdorimin e kodit kombetarë për Kosovën. Këto dy shtete kanë nënshkruar një marreveshje për telekomunikacion në muajin gusht, por Serbia nuk ka dërguar deklaratë, tek unioni për telekomunikacion, që nuk do te pengoj Kosovën në marrjen e kodit të caktuar.

Sipas Zyres Serbe per Kosovë, Serbia nuk dëshiron të dergoj këtë letër derisa të vendoset një kompani telekomunikacioni serbe në Kosovë, gjë që kërkon aprovimin e qeverisë kosovare.

Studiuesja nga Civic initiatives (grup civil demikratik,i vendosur ne Beograd), Djurdja Djukic, e ka quajtur këtë çështje “lufte me simbole”.

Për më tepër ajo ka thënë që bllokimi i ndryshimeve është mënyra e Serbisë qe të minimizoj pavaresinë e Kosovës në nivel te simboleve.

Kodi shteteror nuk është vetëm një numër për qytetarët e Kosovës të cilët kanë derdhur gjak per pavaresine e shtetit.

Shefja e grupit negociator me Bashkimin Evropian, Edita Tahiri, ka deklaruar qe kjo çeshtje eshte qenesore.

“Kosova nuk do të ketë më dy ose tre kode siç kemi tani”

Megjithatë ndryshimet nuk ndodhin brenda natës. Edhe nëse të dyja palët pajtohen sa i përket kodit numerik të Kosovës, do të jetë një periudhë një vjeçare para se qytetaret do të mund ta përdornin atë.

“Është simbol me domethienie te madhe”

“Eshte vetëm një numër, mirëpo ka domethenie të madhe… .Është si flamuri apo himni ynë”, ka thënë studentja Shaqiri.

SHPËRNDAJE