Preshevë, 18 mars -Më 7 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Kjo i ka gëzuar jo vetëm shqiptarët nga Shqipëria, por të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Janinë. Por, kjo nuk i ka gëzuar edhe popujt sllav. Këtij lajmi nuk i është gëzuar Serbia, e cila ishte tronditur e ishte bërë “pelim”. Shqipëria nga viti 2009, mori frerët e një vendit faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan
Ushtari Besart Kovaci në Afganistan i blindur me 50 kg armatim e municion ne shpinë: Vetëm shqipnija në ballë më jepte vullnet kurajo që t’mos dorëzohem!
Besart Kovaci (1988) nga Durrësi lindur në “Has” të Republikës së Shqipërisë, aktualisht me banim në Durrës. Ai kur ishte vetëm 19 vjeçar kishte ëndërruar uniformën, të jetë ushtar i kombit dhe të shërbente diku jashtë, në vatrat e krizave për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajonet e luftrave. Dhe, duket se ëndrra e Besartit ju bë realitet.
“Bëra aplikimin u futa në ushtrinë shqiptare në B2K ose më saktë Batalionin e dytë të Këmbësorisë në Tiranë, ku bëmë betimin dhe filluam trajnimin dhe stërvitjen për t’i shërbyer atdheut dhe të japim kontributin tonë për paqen. Pas 6 muaj stërvitje intensive në bashkëpunim me kolegë të forcave të NATO-s erdhi urdhri që kompania ku isha pjesë edhe unë të shkojmë me mison paqësor në Afganistan për të shërbyer bashkarisht me forcat ndërkombëtare nën emblemën e NATO-s në vënjen e stabilitetit në vend”, rrefen fillimisht Besart Kovaci per agjencine e lajemeve “Presheva jonë” deshiren e tij per tju bashakngjiut forave shqiptare dhe te NATo.s ne mison paqesor ne Afganistan.,
Besart Kovaci, thotë se nuk është lehtë të jesh ushtar sidomos në vatrat e nxehta të krizave sikur që është Afganistani
“Të jesh ushtarak nuk është e lehtë. Bile disa mendojnë që të jesh ushtarak thjesht duhet të marrësh armën në dorë”dhe të shkosh në luftë, por është krejt e kundërta . Të jesh ushtarak në vijën e parë të frontit, duhet të jesh i disiplinuar , i përgatitur fizikisht dhe psiqikisht, të kesh nderin (të jesh i besës) dhe mbi të gjitha t’i përgjigjesh atdheut, vendit tënd, në çdo kohë. Sigurisht që të jesh ushtar në Afganistan ose në çdo vend tjetër të botës nuk është e lehtë, por njeriu kur mendon se do të shkojë në një vend për të shpëtuar mijëra jetë fëmijësh, grave e pleqve atëherë të motivon më shumë. Atje çdo gjë bëhet me urdhër dhe zbatohet, asgjë nuk diskutohet, atje nuk ka negociata, janë vetëm dy përgjigje OK dhe u kry!”, thote ne vazhdim ushtrai Kovaci-
“Mund ta merrni me mend në front i armatosur deri në dhëmbë, në shpinë me mbi 50 kg. Isha i blinduar bile edhe sytë. Vetëm jeleku anti plumb ka 12 kg , kallashi 5 kg, municione 3 kg. mbi 30 kg çanta në shpine për pastrim, ushqim, fjetje në terren.. Shkurt, mitralier në blindë sipër me mitraloz dhe jelek anti plumb” tregon Kovaci.
I kërkuar që të na përshkruante përshtypjet e tij nga misonoi paqësorë, nga luftimet në Afganistan dhe çfarë dijnë atje në Afganistan për Shqipërinë e Kosovën si dhe për shqiptarët në përgjithësi, ushtraku rrëfen se popullsia afgane e njihnin mirë Shqipërinë dhe Kosovën.
“Populli në Afganistan është i ndarë në afganë dhe talebanë, këto të dyja janë organizata terroriste ku furrnizimin me armë pjesën më të madhe e marrin nga Rusia, domethënë furnizohen nga shteti rus. Ndërsa, afganët e kanë qeverinë dhe bashkëpunojnë me Amerikën dhe Evropën për krijimin e shtetit dhe sigurinë në vend. Popullsia afgane ishte interesante për fakti që ata e njihnin mire Shqiprinë dhe Kosovën. Bile, ata dinin mire se shqiptarët e Kosovës kishin luftë me Serbinë dhe i dolën me sukses përballë terroristëve serbë, falë mbëshetjes së NATO-s dhe Amerikës, sikur sot në Afganistan, si luftohet kundër terroritëve talibanë. Në Afganistan kemi takuar dhe shqiptarë të Kosovës, të cilët punojnë nëpër bazat amerikane ku merreshin me shtrimin e aeroportit dhe piceri..” tregon ushatri shiptar dhe i NATO-s Kovaci për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.
Kosova sigurisht që do ta ketë ushtrinë e saj pavarësisht pengesave që ka në krijimin e saj..
Pyetur për mendimin e tij si ushtar shqiptar, si pjesëtar i NATO-s, se çfarë mendon për transforimin e FSK-së në ushtri, Besart Kovaci, thotë se Kosova sigurisht që do ta ketë ushtrinë e saj pavarësisht pengesave.
Kovaci jep disa sugjerime dhe një mesazh vëllazëror.
“Kosova sigurisht që do ta ketë ushtrinë e saj pavarësisht pengesave që ka në krijimin e saj. Pengesa me e madhe për ushtrinë e Kosovës është financimi ndaj saj ose buxheti që shteti duhet të ketë për këtë ushtri. Gjatë kalimit të viteve ushtria ka qenë në plan të pare nga ndërkombëtarët të krijohej, prandaj po punohet për kualifikimin e oficerëve dhe trajnimin e ushtarakëve të Kosovës si dhe furnizimin me mjete të domosdoshme për të mbrojtur territorin e Kosovës”
Ai ka një mesazh për Kosovën, i cili kërkon që formimi i ushtrisë të mos bëhet pa Amerikën, NATO-n dhe BE-në
“Krijimi i ushtrisë se Kosoves , do të bëhet kur të kompletohet ushtria me logjistikë dhe armatime që të jetë në gjendje të përballojë çdo agresion, çdo sulm të mundshëm. Shqipëria është pjesë NATO-s dhe si e tillë do të veprojë njëkohesisht me NATO-n në rast se ndonjë vend do të sulmohej , por tashmë pavarësisht ndikimit rus, Ballkani po punon fuqishëm për antarësimin në BE dhe bashkëpunimin mes shteteve për një të ardhme e të mire dhe larg luftës” shprehet Kovaci.
Mesazhi im për Prishtinën zyrtare do të jetë ky: Pash një Allah, për ushtrinë e Kosovës mos punoni krye n’vete pa Amerikën dhe NATO-n ! Prandaj, shteti i Kosovës sigurisht që duhet t’i dëgjojë sugjerimet që i japin miqtë tanë nga SHBA-ja dhe NATO, si dhe nga BE-ja për perispektivën e FSK-së, ushtrinë dhe për shumë gjëra që qeveria e Kosovës nuk është e gatshme t’i realizojë vetëm. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe gjithmonë do të jetë. Me dy shtete, me një Shqipëri dhe Kosovë të fortë padyshim do të kemi edhe Luginën e Preshevës të fortë dhe bashkarisht do të shkojmë drejt Bashkimit Evropian..” përfundon Kovaci, transmeton “Presheva jonë”.