Résultat de recherche d'images pour "Arbnora Fejza"Me lulen më të madhe në botë të punuar nga një copë letër dhe me tërë punën e saj kreative, Arbnora Fejza – Idrizi, po tenton të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”.

Kosovarja nga komuna e Skenderajit, Arbnora është duke i kryer provat fundit dhe së bashku me ekipin e saj po përgatiten që materialin t’u a dërgojnë zyrtarëve të Guinness-it

“Ky projekt njihet si art origami, që punohet me një letër, dhe unë po synoj rekordin botëror me përmasa 13×13 metra, do me thanë dikun rreth 169 metra katrorë… Video Unë po shpresoj, sepse gjatë punës sime kam hasur në sfida shumë të mëdha, sepse nuk ka qenë vetëm një thyerje, kanë qenë 23 thyerje (të letrës) për ta arrit këtë lule, edhe ndoshta forma dhe pamja për sy duket paksa jo e bukur, po sikur ta analizosh pjesën tjetër, vërehet që është një punim mjaft i vështirë për t’u realizuar”, ka thënë Fejza-Idrizi.

E profesori Agim Agushi, i cili njihet zyrtarisht si shqiptari i parë që ka thyer rekorde të Librit Guinness, si dhe ka thyer 23 rekorde botërore në 23 disiplina të ndryshme, po e ndihmon Arbnorën drejtë një suksesi të mundshëm

SHPËRNDAJE