Monaco ka konfirmuar ndërmjet faqes zyrtare se ata nuk do të transferojnë portierin Victor Valdes këtë verë, pasi ai dështoi në testet mjekësore tek klubi francez.
32-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Barcelonën, duke bërë që ai të kërkojë largimin nga Camp Nou, ndërsa kalimi i tij në Monaco ishte shumë afër.
“Victor Valdes është i lënduar dhe ai nuk do të transferohet tek ne”, tha drejtori sportiv i Monacos, Vadim Vasilyev.