Rokeri Valdrin Halimi i ka hyrë furishëm fushatës zgjedhore për Asamble Komunale në Gjilan.
Përpos paraqitjeve fantastike gjatë vizitave në terren, 35-shi i LDK’së ka realizuar spot të jashtëzakonshëm zgjedhor, duke ‘çmendur’ rrjetet sociale.
Në këtë spot politik, i cili brenda katër ditëve ka arritur shifra impresive të shikimeve, Valdrini ka prezantuar projektet, kryesisht kulturore, të cilat janë realizuar në qeverisjen katër vjeçare të Lutfi Hazirit.
Spotit i jep ‘shpirt’ me zërin e tij vetë Valdrini, i cili e këndon këngën “Ku shkojnë kosovarët”, derisa melodinë e ‘rexh’ kitaristi i njohur, Reshat Beqiri.
Premtimi i tij është që ‘nuk ka me e leju me u përzi politika në art’.
Ndiqeni spotin politik të Valdrin Halimit: