Ceremonisë fetare të varrimit të profesoreshes Sadete Presheva i priu imami i Preshevës Dr.Adnan Ahmedi i shoqëruar nga imamë e dhjetra hoxhallarë nga mbarë Lugina e Preshevës. Poetja e Kosoves Lindore Sadete, ashtu siq e kishte lene “amanet” varroset me flamurin kombetar. Pastaj fjalën emorën edhe sekretari i Gjimnazit ku punonte e ndjera Agim Ferati si dhe drejtori i QA “Skenderbeu” Abdurrahman Zylfiu. Për fund, para se të ndahej turma prej mëse dy mijë vetash djali i së ndjeres Sadete, Mendurim Presheva ne emër të familjes Presheva dhe ne emër të nënës së vet të dashur falenderoi masën e tubuar të cilit kishin ardhur nga anë e kënd tokat shqiptare për ta nderuar profesoreshen dhe poeten nga Kosova Lindore, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Preshevë, 28 gusht
Në orët e pasidites, sot pasi ishte sjellur kufoma nga Shqipëria, permes Kosovës, ne vendlidje eshte varrus profesoresha dhe poetje njohur e Luginës së Preshevës Sadete Presheva. Në një ceremonnë fetare të varrimit të profesoreshes Sadete , pos familjarëve, kolegëve dhe profesorëve si dhe qindra nxënësve si dhe hoxhallarëve, prezentuan edhe strukutra të larta politike nga Presheva, Bujanoca e Medvegja.
Poetja e Kosoves Lindore Sadete, ashtu siq e kishte lene “amanet”, varroset me flamurin kombëtar
Ceremonisë fetare të varrimit të profesoreshes Sadete Presheva i priu imami i Preshevës Dr.Adnan Ahmedi i shoqëruar nga imamë e dhjetra hoxhallarë nga mbarë Lugina e Preshevës. Pastaj fjalën e morën sekretari i Gjimnazit ku punonte e ndjera Agim Ferati si dhe drejtori i QA “Skenderebeu” Abdurrahman Zylfiu.
Në varrim muarën pjesë dhe krijues e mysafirë nga të shumtë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia që kishin ardhur enkas për varrim për t’i dhënë lamtumirën e fundit poetes preshevare e cila ndërroi jetë papritmas dje në Durrës të Shqipëri, vendin të cilin ajo e kishte gjithnjë në zemër, cka nuk mungojnë as vargjet e saja për Shqipërinë e bukur. Në varrim kishte ardhur për ta nderuar edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa (PDSH), Mr.Nagip Arifi (PD) kryetar i komunës së Bujanocit, Naderr Sadiku nga PVD, Bilall Maliqi, kryetar i Grupit Letrar “Migjeni” si dhe funskionarë e liderë tjere nga mbarë Lugina e Preshevës.
Siq kemi njoftuar, mbrëmë në moshën 62 vjeçare, Sadet Presheva ka ndërruar jetë papritmas nga një sulm në zemër ku ndodhej në Durrës me pushime. Ajo ishte dërgua në spitalin e Durrësit, për t’ju ofruar ndihma e parë, por nuk arriti t’ja dalë. Trupi i saj është dërguar në nga Shqipëria në Kosovë dhe tashmë gjendet në Preshevë e shoqëruar nga familjarë dhe kolegë.
Mendurim Presheva: Falenderoj nga zemra gjithë pjesemarrësit e varrimit që kanë ardhur ta nderojnë Nënën dhe familjen e tij nga Presheva
E lindur në Rahovicë të Preshevës më 1950, ku edhe nisi hapat e parë të arsimimit, për të arritur në gradat më të larta shkencore dhe për të qenë pishtare e edukimit dhe arsimimit të shumë brezave të rinj. Sadate Presheva ishte autore e mëse dhjetë veprave letrare, kryesisht poezi dhe tregime për fëmijë. Ishte kryetare e Klubit letrar “Migjeni”. Se fundi ishte profesoreshë në QA “Skënderbeu” në Preshevë e cila për vite të tëra i kontribuoi edukimit edukimit të brezave të rinj në Luginën e Preshevës. Libri i fundit i
Për fund, para se të ndahej turma prej mëse dy mijë vetash djali i së ndjeres Sadete, Mendurim Presheva ne emër të familjes Presheva dhe ne emër të nënës së vet të dashur falenderoi masën e tubuar të cilit kishin ardhur nga anë e kënd tokat shqiptare për ta nderuar profesoreshen dhe poeten nga Kosova Lindore, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.
Sadete Presheva ishte “Kërkoj kohë të qetë” dhe ajo nga sot mbet e qetë duke u përshëndetur me tre fëmijët e saj, me të shoqin e saj dr.Avni Presheva, me kolegë e profesorë nga Lugina e Preshvës si dhe kijues dhe librat e saja të cilat e shoqëronin gjithkah.