Sot ne kyrqaytetin gjerman ne Berlin nis Samiti i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë politikë të shtetit të Kosovës.
Samiti i Berlinit do të udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ndonëse takimi i radhës do të bashkëkryesohet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Qëllimi kryesor i takimit të Berlinit, në radhë të parë është heqja e bllokadës në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës
Preshevaret Hashim Thacit: O ti zotni s’ke te drejte me fol per Presheven pa e bashkuar veriun!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para nisjes për Gjermani, për Samitin e Berlinit, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë në asnjë formë shkëmbim territoresh me Serbinë, por ka shtuar se është e drejtë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’i bashkohen Kosovës.
Ndryshe intelektuale dhe analiste nga Lugina e Presheves sot kane deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se nga Samiti i Berlinit nuk presin asgje te re sa i perket refrenit te Thacit për “Bashkim” me Kosovën.
“Ne, ne krye me UCPMB kemi pasur ne dorë 70 per qind te territoree te Kosovës Lindore nuk arriem te mabjme nga presioni i qvrise se perkhshme te Hahsim Thacit bashke me evropianet qe t’i leme armet tash nuk e dime se si Thaci po e bjaka bahskimin e Lujghines me Kosovën. DFalmdfnerit poer Thacin qe po na permend, por para se te bashkoj Luginen, dom te ishte mir qe ai te bashkoje Veriun e Kosovës me Kosovën, sepse sot atje ka me shume flamuj serbm, se sa qe ka në Beograd. Prandaj, o ti zotni s’ke te drejte me fol per Presheven pa e bashkuar veriun!.” kane thëne analistet nga Lugina për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Në një konferencë në Aeroportin e Prishtinës, Thaçi ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe nëse në këtë samit kancelarja gjermane Angela Merkel e presidenti francez Emmanuel Macron nuk japin qëndrim të qartë pro liberalizimit do të ishte padrejtësi e madhe për Kosovën.
Thaçi më tej ka thënë se në Berlin s’pret që të ndodhin negociata, por ka përmendur sërish idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Këtu ka thënë se s’lejon assesi shkëmbim territoresh e as opsione të tjera.