San Paolo 21 qershor – Vdiq në moshën 114 vjeçare atë që Ginnes e konsideronte gruan më të vjetër në botë, një braziliane me pseudonimin “Gjyshe Quita”.

Valentim Maria Gomes ka vdekur sot vetëm 20 ditë para ditëlindjes së saj të 115-të, pasi u shtrua në spital ditën e diel me pneumoni, transmeton NOA.

Ajo u bë gruaja më e vjetër në botë, sipas Ginnes vetëm një muaj më parë.

Babai i saj kishte vdekur në moshën 100 vjeçare dhe nëna në moshën 96 vjeçare.

Valentim ishte e ve nga mosha 65 vjeçare dhe ka jetuar gjithmonë në vendlindjen e saj, Carangola.

SHPËRNDAJE