Ankara, 27 shkurt – Nexhmetin Erbakan, lider shumëvjeçar i lëvizjes politike islamiste në Turqi dhe kryeministër i Qeverisë së parë islamiste në Turqi (1996-10997), vdiq sot në një spital në Ankara në moshën 84-vjeçare.
Jasin Hatipogllu, bashkëpunëtor i afërt i Erbakanit, e konfirmoi vdekjen e tij në televizionin NTV.
Erbakan, i cili udhëhiqte me Partinë e Mirëqenies, u pranua në spitalin në Ankara për shkak të infeksionit.
Erbakan ishte në krye të qeverisë së koalicionit në vitin 1996, ndërsa një vit më vonë u detyrua të jap. dorëheqje nën presionin e armatës.