Komuna e Tuzit është konsideruar nga ekspertët si vendi i vetëm në botë që ka arritur izolim 100%. Kështu u shpreh në një lidhje në emisionin “Opinion”, kryetari i kësaj komune Nik Gjeloshaj, i cili deklaroi se për 3 javë, asnjë qytetar i Tuzit nuk ka dalë nga banesa. Dhe kjo ka bërë, që prej 10 ditësh në komunën me 15 mijë banorë, të mos shënohet asnjë rast i ri.
Në Tuz kishim masa ekstreme. Sipas ekspertëve kemi qenë vendi i vetëm në botë, 100 përqind të izoluar. Krejt komuna, secila shtëpi, secili qytetar nuk kanë dalë prej shtëpie dhe për tri javë të plota qytetarët tanë kanë qëndruar në shtëpitë e tyre 24 orë . Komuna ka mundësuar gjërat elementare për jetesën, kemi dërguar çdo ditë në shtëpitë e tyre ushqime dhe ilaçe me vullnetarët. Plot 21 ditë ka qenë në karantinë komuna e Tuzit. Në fillim ishim komuna më e prekur, për dy tre ditë në komunën me 15 mijë banorë, u evidentuan 36 raste. I morëm këto masa dhe kemi 10 ditë pa asnjë rast të ri të dhe kemi tani 12 të shëruar. Pas 21 ditë ja dolëm që të ndalim numrin, por s’kemi hapur asnjë shitore, asnjë karburant, vetëm vullnetarët. Statistikat ishim shumë shumë të rrezikshme”, u shpreh Gjeloshaj.