sheslssGjykata nderkombëatre për krime lufte në ish-Jugosllavi do të shpallë vendimin për ultra-nacionalistin serb, Vojislav Sheshel, të enjten më 31 mars, njfotn agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” udke ju referuar burimeve nga Haga

Shesheli u akuzua para më shumë se një dekade për nxitje të vrasjeve dhe persekutimit etnik, derisa mbante fjalime të shëmtuara në rolin e liderit të Partisë Radikale Serbe.

Ai ndodhej në paraburgim që nga dorëzimi në Tribunalin e Hagës në vitin 2003.

Por, Shesheli, i cili vuan nga kanceri në mëlçi, u lirua në nëntor të 2014-ës që të kthehej në Serbi për shërim.

Por, katër muaj më vonë, gjykatësit e Hagës kërkuan rikthimin e tij, duke u arsyetuar se ai shkeli kushtet e lirimit, por Shesheli s’u kthye asnjëherë.

Në një tubim në Beograd, ish-lideri nacionalist serb u kishte thënë përkrahësve të tij se ai nuk do të kthehet në Hagë, derisa dogji flamurin e BE-së dhe atë të NATO-s jashtë një gjykate muajin e shkuar.

Vojislav Sheshel, ultranacionalisti serb në shenjë proteste ka djegur flamujt e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, teksa ka përsëritur edhe njëherë mesazhet e tij nacionaliste. Ai ka deklaruar se nuk do të paraqitet në tribunalin e Hagës për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në fund të muajit mars, ku pritet të merret edhe një vendim për çështjen e tij.

Atij iu dha leje për t’u kthyer në Serbi në vitin 2014 për shkak të sëmundjes së kancerit. Sheshel akuzohet për tre krime kundër njerëzimit të cilat janë persekutimi, dëbimi dhe zhvendosja e dhunshme si dhe gjashtë akuza të tjerë ku bëjnë pjesë vrasja, tortura etj.

Pavarësisht gjyqit të tij, Sheshel nuk e ka braktisur retorikën e tij ultranacionaliste. Ai është kryetari i partisë radikale serbe dhe ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të muajit prill.

SHPËRNDAJE