Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli ka përkujtuar veprimtarin e shquar të lirisë së Kosovës, ku ka thënë se heroi Haziri ka qenë pjesë e gjeneratës së çlirimtarëve.
Postimi i plotë i z. Veseli.
Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata.
Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.
Sot, e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.
Ai do të kidnapohej nga forcat okupatore, por, shpirti i tij atdhetar, kurrë nuk do të zhduket as nështrohet. Atdheut dhe kombit i mungon ende vendi ku të vendosim kurora me lule, por nderimi nuk do të mungojë kurrë.
Lavdi e përjetshme për heroin Xhavit Haziri!