Lëvizja Vetëvendosjesë së bashku me pjesëmarrësit nga Lugina e Preshevës mbajtën debatin e organizuar për çështjen e reciprocitetit të arsimit në Luginën e Preshevës dhe sistemin e arsimit në Kosovë.
Problemi më i madh në Luginënë e Preshevës mbetet njohja e diplomave nga Serbia dhe që mësimi të mund të zhvillohet në gjuhen shqipe në Luginë të Peshevës.
Sipas tyre Qeveria e Kosovës duhet ta nxitë këtë çështje kombëtare të bëhet pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd, për shkak se qeveria e Serbisë heziton ti njoh të drejtat e shqipëtarëve për të mësuar në gjuhën shqipe.
Problem kyq mbetet mosnjohja e diplomave,e atyre që vinë nga Lugina e Preshevës për ti kryer studimet në Kosovë, pothuajse të gjithë të diplomuarit po mbeten pa punë .
Mytaher Haskuka deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se tekstet e Serbisë hynë në Kosovë pa u bllokuar nga askush dhe në këtë mënyrë prishet reciprociteti ndërsa Serbia nuk i pranon as diplomat nga Kosova raporton Botapress.
Sipas tij ne ende pas negociatave kemi sistem paralel që menaxhohetnga Serbija.
“ Ne duhet të dialogojmë drejtpërdrejt me serbët e kosovës rreth kësaj çështje, për shkak se është edhe në interesin e tyre” shtoi deputeti nga Vetëvendosje Mytaher Haskuka.
Ndërsa deputeti Ismajl Kurteshi theksoi se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shumë të diskriminuar në sferën e arsimit dhe presim që kjo gjendje të ndryshojë.
Librat në gjuhën shqipe janë të ndaluar në Luginë për shkak se, sipas deklaratave të Ivica Daçiçit ato e paraqesin Kosovën si shteti i pavarur dhe Adem Jashari paraqitet si hero raporton Botapress.