Pas nderhyrjes se forcave shiptare ne Veri te Kosoves (ROSSU) kane pasuar regimet e ashpra madje edhe kercnuese nga autoritet serbe ne Beograd. I pari ka reguaa presidneit serb Aleksandar Vuçiç i cili tha se “Ushtria do të mbrojë njerëzit nëse ka sulme serioze, ne do të fitojmë” kruse Kryetari i kuvendit të QKM Milovan Drecun flet pe rlufte . “ Prishtina u përgjigjet mesazheve të paqes në një mesazh lufte” ka thne ai, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”
Drecun: Prishtina u përgjigjet mesazheve të paqes në një mesazh lufte
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të territorit të Republikës së Kosovës, ka thënë se nëse do të eskalojë situata atëherë Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur jetën e serbëve në atë pjesë. Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë gjatë një seance që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Serbisë, e ku po diskutohet për Kosovën.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ne vazhdim tha se 23 persona u arrestuan në operacionin e policisë së Kosovës në Kosovën e veriut sot. Ai tha se ushtria serbe do të mbrojë popullsinë nëse ndodhin sulme serioze ndaj popullit serb në Kosovë dhe se Serbia do të fitojë.
Vuçiç i tha Kuvendit të Serbisë për ngjarjet në veri të Kosovës se personat serbë dhe boshnjakë u arrestuan në Mitrovicë, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe se ata ishin anëtarë të forcave të Policisë së Kosovës.
Kryetari i kuvendit të QKM Milovan Drecun thotë se shqiptarët e përzgjodhën me kujdes momentin për aksion brutal në veri të KiM, të cilat, thonë ata, dërgojnë një mesazh se ata nuk duan të vazhdojnë dialogun dhe se qëllimi i tyre është të shkaktojnë që Serbia të marrë masa të armatosura.