Presidenti serb, Aleksandër Vuciq ka folur për New York Times pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump sot kanë nënshkruar marrëveshje me karakter ekonomik.

Sipas presidentit të Serbisë, ky është një hap i madh për dyja vendet.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia ende nuk i kanë zgjidhur të gjitha problemet e edhe më tutje kanë dallime.

“Ne nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet tona. Ka akoma dallime, ”tha udhëheqësi serb, por ai shtoi se të kesh një zonë të unifikuar ekonomike me Kosovën ishte një“ hap i madh përpara”, citohet të ketë thënë Vuciq

SHPËRNDAJE