Preshevë, 29 mars -Siq kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme shumë banorë të Lujgines se Preshevës u alarmuan dhe ishin ne panike nga prania e avionëve luftarakë të Serbisë, të cilët zgjodhën që të fluturonin mbi këtë zonë kufitare me Kosovënmn kishin rtaprtuar mediat ne ballkan duke ju referuar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”
Ndryshe pas kësaj ishte pikërisht KFOR-i, Forca në Kosovë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut verior (NATO) që reagoi duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.
Më tutje është qartësuar se autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadajestvo 2018’ të planifikuara për sot.
Mediat serbe ndërkaq sot kanë bërë të ditur se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në Ditën e Zyrtarëve të Lartë në stërvitjet ‘Sadajestvo 2018’.
Ushtrimet në fjalë njoftohet të mbahen në mesditë, në një fushë livadhe të njohur si ‘Pasuljanske’.
KFOR-i dje gjithashtu ka thënë se është duke shqyrtuar rastin e aeroplaneve serbe mbi Presheve qe u pane zhag per toke, mbi qative e shtëpive ne vendabinimet shqiptare. Kerta aeroplanet luftareke aq ulet mbi Presheve, qyetarete kishin deklaruar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se “as ne kohen e luftes nuk kemi pare kaq poshte aeroplanet te cilet shkaktuan panikë sidomos tek fëmijet ne oret e mesimit tepër shkolla..”
“KFOR-i është duke e monitoruar situatën dhe fton popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritete ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadajestvo 2108’ të planifikuar për nesër”, thuhej tutje në njoftim.
Avionët luftarakë u panë mbi kokat e shqiptarëve në Preshevë një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga polcia (ROSU) kosovare.