largea_isa-mustafa-628x3501458931127Sot Kryeministri i vendit Isa Mustafa ishte për vizitë në Komunën e Malishevës. Ai vizitoi fshatin Banjë, si dhe digën e liqenit artificial në fshatin Mirushë, kurse më pas u prit nga Kryetari i Komunës Ragip Begaj me kabinetin e tij, ku prezent ishte edhe kryetari i degës së LDK-së në Malishevë.

Mirëpo, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, i kishin rezervuar Mustafës një befasi, ata i lëshuan atij përmes mjeteve të zërimit, audiomateriale me premtimet e pambushura të Isa Mustafës, bashkë me vendimet të cilat ishin në kundërshtim me atë që ai kishte thënë më parë. Gjithashtu ata lexuan një letër e cila përsëritej disa herë, ku përmendëshin shkeljet e Isa Mustafës, dhe nuk mungon brohoritjet kundër tij.

Aktivisti i Vetëvendosjes Bekim Gashi, përmes një postimi ka shpërndarë një videomaterial bashkë me një tekst, në të cilin ai e quan Isa Mustafën të pafytyrë dhe despot.

Më poshtë reagimi i plotë i tij:

Sot kryeministri antikushtetues Isa Mustafa kishte zgjedhur edhe Malishevën si njërën nga komunat ku ai po mundohet ta shpërlanë pafytyrësinë dhe despotizmin e tij. Aktivistet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të mbledhur spontanisht bashkë me disa qytetarë ia përplasën fytyrës këtij kryeministri të bëmat e tij, i cili sot kishte angazhuar qindra policë perfshirë edhe njesinë speciale duke blinduar Malishevën, thuajse vinte ndonje zyrtar i Serbisë. Ai u takua edhe me zyrtarë komunal të cilët besoj se e kanë të qartë se është i njëjti Isa Mustafa i cili e ka katandisur Kosovën në këtë gjendje andaj edhe nuk mund dhe nuk duhet shpresuar që ky do i sjellë ndonjë të mirë Malishevës. Për më tepër është po ky kryeministër qeveria e të cilit diskriminoi Malishevën ngjashëm siç bënte dhe Thaçi duke i ndarë buxhet të investimeve kapitale asaj vetëm 4 euro për kokë të banorit derisa komunave me shumicë serbe i kanë ndarë deri dhjetëfishin e kësaj shume. Po ky kryeministër përmes urdhërave të tij ka përndjekur dhe arrestuar qytetarë, aktivistë dhe deputetë të Malishevës. Është e vërtetë se katastrofave natyrore nuk kemi edhe si ti shmangemi por dëmet e Isa Mustafes mund dhe duhet të ndalen. Malisheva nuk e pranon këtë kryeministër i cili e trajton atë dhe Kosovën si plaçkë.

SHPËRNDAJE