Xavi Hernandez mendon që Real Madridi e ka merituar barazimin në “Camp Nou”.
Mesfushori spanjoll i Al-Sadd, e ka lartësuar paraqitjen e Andres Iniestas.
“Barcelona nuk bëri lojën e saj, por gjithçka ndryshoi pas inkuadrimit të Iniestas, i cili bëri paraqitje fantastike. Goli i Realit mund të duket i padrejtë, por ata e merituan atë”, deklaroi Xavi, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai theksoi se ishte shumë nervoz gjatë ndeshjes, për shkak të rëndësisë së madhe që kishte ky El Clasico.