Granit Xhaka është nominuar edhe për një çmim tjetër.
Pasi kishte hyrë në listën e ngushtë për Topin e Artë, duke u vendosur i 16-ti, Granit Xhaka dje u nominua edhe për mesfushorin e vitit nga FIFA.
Kurse sot, futbollisti me prejardhje nga Kosova është nominuar për çmimin e sportistit të vitit në Zvicër.
Çmimi do të ndahet më 5 janar, ndërsa mund të votohet në këtë LINK.