Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka shprehur krenarinë dhe përkushtimin e saj për të vazhduar angazhimin politik, duke u frymëzuar nga figurat emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Nuredin Lushtaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Izmaku ndau një moment të veçantë me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, dhe kandidatin për deputet nga Skenderaj, Nuredin Lushtaku, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në luftë dhe liri.

“Me dy figura të mëdha të luftës dhe lirisë, komandantët e Ushtrisë Çlirimtare, Fatmir Limaj dhe Nuredin Lushtaku. Krenari dhe inspirim për të vazhduar me përkushtim dhe guxim drejt rikthimit aktiv në skenën politike,” shkruan Izmaku në mesazhin e saj.

Ky moment vjen në kuadër të angazhimit të saj dhe partisë për të fuqizuar vizionin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve të Kosovës, duke promovuar vlerat e lirisë dhe drejtësisë që janë themeli i Nismës Socialdemokrate.

SHPËRNDAJE