Bukuroshja dhe finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, e njohur ndryshe si Xhuli, ka treguar përmes disa videosh në InstaStory se është arrestuar nga policët serbë të Policisë së Kosovës në Shtërpcë më 17 shkurt të këtij viti, në ditën kur Kosova festoi përvjetorin e saj të 16-të.

“O njerëz të bukur, dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës,më 17 shkurt 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, ku jam duke shkuar unë për një takim. Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga pranga, sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë. Bile ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policët serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shajta në shqip”, tha Xhuli.

Tutje, ajo tha se nuk u përmbajt nga ajo çka i thanë policët e nacionalitet serbë, saqë nuk i kurseu të sharat në gjuhën shqipe.

“Me brengë them ‘na keni masakruar’, dhe ata më përgjigjen ‘ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë’. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja. Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare. Më ofenduan, më mbyllën në makinë dhe u munduan të më gjuajnë shuplakë, asnjë polici nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë. Kosova duhet të jetë një vend për të gjithë nacionalitetet, pa marrë parasysh gjininë apo prejardhjen. Por gjuha zyrtare është shqipja, dhe të paktën duhet të dihet aq sa të përshëndetësh, të falënderosh, gjëra themelore. Por jo, ata më folën serbisht dhe prisnin që unë të flas shqip, duke më mohuar të drejtën time”, tregoi më tej bukuroshja nga Drenica.

Ngjarja e ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës ka tronditur ndjekësit e Xhulit dhe ka nxitur një debat të gjerë në rrjetet sociale rreth respektimit të gjuhës dhe identitetit në Kosovë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE