Mr.Yllka Beci, sociologe. Aktiviste e PS ne Fier, njeheresh pergjegjese e Programit per Zhvillim ne Drejtorine e Arsimore Rajonale ne kete qytet
Prishtinë, 23 shkurt -Bashkebiseduesja jone kesaj radhe eshte nga vendi yne amë, Shqiperia znj. Yllka Beci nje veprimtare e shquar kombëtare dhe aktiviste e PS ne Fier, zemra e se ciles troket sa per Shiperine po aq edhe per Kosoves, rrespektivisht per Prizrenin e bukur. Origjina e saj vjen mu nga ky qytet, me babain nga krahina e Opojes, Bresana e qytetit pitoresk Prizrenit.
Yllka Beci ka studiuar ne fakultetin e shkencave shoqerore, profili Histori- Gjeografi. Studimet me pas ka vazhduar ne master ekzekutiv dega Sociologjise, profili Politika Shoqeria Demokratizimi dhe se shpejti Fieri do te bëhet edhe me nje doktore shkencash. Ajo vjen me eksperience te gjate ne arsim si mesimdhenese dhe drejtuese ne shkollat e arsimit parauniversitar Fier. Kurse aktualisht eshte Pergjegjese e Programit per Zhvillim ne Drejtorine Arsimore Rajonale ne kete qytet te bukur shqiptar i cili viteve te fundit eshte shndrruar nje nje “fabrike te prodhimeve” te akadamikeve, intelektualve dhe artisteve me emer te madhe ne vend dhe ne bote nese kutojme ketu Kantautorin e njohur shqiptar Ermal Meta, Eleni Foureira apo te tjere…
Yllka Beci: Femra shqiptare ne Shqiperi shembull e integrimeve per vendet ne rajon
Presheva Jonë: Aktualisht jerni pergjegjese e programim zhvillimit ne drejtorine arsimore rajonale. Meqe kuptuam se jeni pjese aktive e PS, si kryetare e organizates socialiste ne Fier mund te na thoni si ia dilni, Dita eshte e shkurter per ju ?
Yllka BECI: Sigurisht koha ime eshte e mbushur plot. Primare kam detyrimet familjar qe nuk i neglizhoj asnjehere, nje pjese kohe kalon me punen qe kryej dhe angazhimet shoqerore dhe politike . Pozicioni i punes aktuale sigurisht qe kerkon angazhim maksimal dhe per kete punoj forte qe te kem nivel te larte profesional dhe qytetar. Jam Ambasadore per Paqen dhe zv kryetare ne Federaten e Paqes Universale. Ne kete federate punejme per organizojmin e aktiviteteteve mbi edukimin e qytetareve per paqe. Jam pjese aktive e politikes,kryetare e organizates socialiste ne lagjen ku jetoj,si dhe antare asambles se partise socialiste Fier.Angazhimi ne politike vjen nga nje eksperience e gjate seminatesh dhe koferencash qe kam me OSBE per mbrojtjen e te drejtave grave,barazin gjinore dhe perfaqesim ne vendimmarje.Kjo me ka bere te luftoj forte per te arritur ambicien time per te perfaqesuar figuren e gruas politiken shqiptare.
Presheva Jonë: Cfare don te thote sot per nje femer në politike. Dhe mendoni se femra shqiptare eshte e integruar mire ne insitucionet shteterore te Shqiperise nga administrata deri tek parlamenti apo qeveri?
Yllka BECI: Sot nje femer ne politike eshte e drejte e barabart njerezore me kushtetut dhe zot.Ndaj misioni brenda meje eshte sjellja e ndryshimit, vleresimit dhe shoqerizimit te grave. Ka ardhe koha kur fuqia e grave duhet te ndryshoj boten ,ngaj ne politike do te luftoj forte. Sot femra shqiptare me shume se dje eshte e integruar ne te gjitha nivelet institucionale, shoqerore dhe politike edhe me gjere. Bile do toja se femra shqiptare ne Shqiperi shembull e integrimeve per vendet ne rajon. Por, kjo a thua a mjafton, natyrisht se, jo prandaj ne duhet qe te bashkuara dhe te nje zeri te kerkojme me shume perfaqesim qe te japim kontributin tone per nje shoqeri te paqte me dimensione te barabarta dhe te zhveshur nga deshira per te pasur sa me shume pasuri materiale.
Presheva Jonë: Cilat jane lidhjet apo bashkepunimi i juaj me Kosovën. Cfare jum lidh me Prizrenin?
Yllka BECI: Kosova jone, Prizreni ime jane pjese e pandare indentitetit historik si nje komb i vetem dhe i bashkuar.Tek mua rrjedh gjak i te pareve te mi te maleve te Sharrit ,ndaj kjo lidhje me mban forte me mendje e zemer ne keto vatane per te cilen nuk resht se foluri dhe se percjelluri me shume dashuri edhe tek femijet e mi.Dua te le pas trashegimeni dhe histori qe te mban gjalle edhe pas vdekjes fizike.
Yllka Beci gazetarëve zviceran dhe boteror: Shqiperine, se shpejti do e bejme Zvicer!
Presheva Jonë: Dite me pare, me rastin e 10-vjtorit te pamvaresise se Kosovës ishit në Prishtinë, ku muaret pjese ne disa takime me gazetaret boteror nga Zvicra me institucionet vendore dhe nderkombëtare ne Prishtine. Gazetaret nderkombëtar takuan edhe juve. Cfare biseduat me ta dhe sa kishin ata njohuri për Fierin, Shqiperinë?
Yllka BECI: Vizitova Prishtinen per 10 vjetorin e Pavaresis se Kosoves tone,ishte kenaqesi e madhe qe isha ne kete feste kombetare,kudo mbizoteronte buzeqeshje. Dita e pavaresise eshte bukuria e thelbit te jeteve njerezore, eshte e ardhmja me paqe e dashuri per te gjithe brezat.Pas nje dite me shume aktivitete dhe vizita i vecante ishte takimi me gazetare zviceriane dhe nderkombetare ku biseduam per progresin ne trojet shqiptare,integrimin , sfidat dhe e adhmja ne rajon. Biseduam rreth situatave politike ne Shqiperi dhe angazhimin tim ne politike.Biseduam rreth rajonit ku une jetoj dhe ne vecanti reth qytetit tim Fierit,si shtrirja gjeografike,pasurite natyrore,punesimin,arsimimin profesonal,turizmin, emigrimin etj. Biseda u be me interesante me z.Jean Musy i cili shprehu deshiren per te vizituar Fierin me nje ekip gazetaresh nderkombëtar per tu njohur nga afer me ndryshimet ne demokraci si dhe progresin dhe zhvilimet ne vendin tone. Ju thash gazetareve boteror se Shqiperine se shpejti do te bejme Zvicer, meqe ashtu keshtu nuk dallon shume, nese kemi parasysh alpet tona dhe ato zvicerane, bile ne ketu kemi naften dhe detin me nje turizmin të zhvilluar, ne vend te djathit Gruyer apo cokoladave Cailler te Zvicrës.
Presheva Jonë: Mund ta flitni dic për Fierin, si qytet dhe si komune. Si jetojne aty njerezit. Komuna si dhe merret me infrastrukturen, me hallet e qytetarëve ?
Yllka BECI: Qyteti i Fierit shtrihet ne rajonin jugor perendimor te Shqiperise. Rrethi i Fierit ofron dhe potenciale të rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij.Eshte nje nder bashkite me te medha te vendit tone.Bashkia jone perbehet nga 9 njesi administrative dhe 4 rajone ne qytet.Ka te zhvilluar bujqesine, eshte zone naftembajtese ,12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise, qe eshte nje nder pikat me te rendesishme ne zhvillimin e turizmit . Me fillimin e viteve 90 –të në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banorëve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethe te tjera.Sot ky qytet qe nga viti 2014 eshte perfshire nga rikonstruksione totale ne infrastrukture e me gjere.Sot qytetit i eshte kthyer pamja e nje qyteti bashkohor europian falë programit për Rilindjen Urbane, Fieri tashmë gëzon pamje me hapësira të shtuara publike per te gjitha qytetaret.
Presheva Jonë: Pert fund znj.Beci, si cdo intelaktuale, politikane qe ka synime te veta, padyshim edhe ju pretendoni te ecni me larte ne politike, apo ?
Yllka BECI: Natyrisht vullneti dhe energjia nuk na mungon aq me teper kur per prioritet kemi permisimin e jwtes se qytetareve tane ne Fier si dhe avancimin e proceseve proevropiane ne vendin tonë. Do te vazhdoje te jem pjese aktive e politikes ne Shqiperi dhe do te jap kontributin tim intelektual dhe profesional. Ambicia ime eshte te arrij ne nivele te larta perfaqesimi ne politiken e vendit, pse jo edhe ne Kosoven time qe ne dite te degjohet zeri im edhe per te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Preshevës, te cilet kjo pjese e kombit tone mjerisht po jetojne sot ne nje situate okupimi, si dikur shqiptaret e Kosovës.